Diskutimi synon të nxisë dialogun ndërmjet institucioneve, shoqërisë civile dhe komuniteteve të prekura, me qëllim identifikimin e problemeve kyçe dhe përmirësimin e bashkëpunimit në lidhje me çështjet e dokumentacionit.
Kjo tryezë e rrumbullakët organizohet si reagim ndaj vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, e cila ka miratuar një vendim që u mundëson qytetarëve, të cilët kanë regjistruar të dhënat e statusit të tyre civil (lindje, martesë dhe/ose vdekje) në strukturat paralele serbe gjatë periudhës nga 10 qershor 1999 deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të aplikojnë për regjistrimin e të njëjtave të dhëna në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Kosovës.
Panelistët:
- Z. Niman Hajdari, Zëvendës Avokati i Popullit i Kosovës
- Z. Veton Elshani, Zëvendësdrejtor i Policisë për Rajonin e Veriut të Kosovës
- Z. Blerim Camaj – Drejtor i Përgjithshëm ne Agjencinë e Regjistrimit Civil
- Z. Alleksandar Rapajiq, Drejtor i programit i OJQ ACDC
- Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile
Diskutimi do të mbahet më 26 shkurt 2025, nga ora 11:00, në ambientet e CEC - Qendrës së Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes emailit: stefan.kalaba@acdc-kosovo.org
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit "Avancimi i të drejtave të njeriut përmes aktiviteteve informuese", i cili zbatohet nga OJQ ACDC, me mbështetjen e UNMIK-ut.