OJQ ACDC – Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike përzemërsisht ju fton të merrni pjesë në një takim të tretë publik në komunën e qytetit. Në takim do të përfshihen përfaqësues të njohur të mediave të cilët do të japin pasqyrën e tyre për situatën në veri të Kosovës lidhur me korrupsionin. Gjithashtu, do të diskutojmë për raportimin e korrupsionit, angazhimin e qytetarëve, problemet me raportimin, etj.
Panelistët:
- Tatjana Lazareviq – Redaktore në portalin KoSSev
- Daniela Tomasheviq – Redaktore në Radio Kontakt Plus
- Darko Dimitrijeviq – Kryeredaktor në Radio Gorazhdevac
Moderator:
- Aleksandar Rapajiq – Drejtor i Programit në ACDC
Takimi do të mbahet në ambientet e organizatës ACDC, më datë 19 Prill, me fillim nga ora 11:00, si dhe në platformën Zoom, ku ju mund t'i bashkangjiteni në takim duke përdorur vegëzën e mëposhtme:
https://us02web.zoom.us/j/89021519650
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj nëpërmjet e-mail:
slobodan.stosic@acdc-kosovo.org