Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në takimin e dytë publik në komunën e qytetit. Takimi do të përfshijë anëtarë të njohur të sektorit civil të cilët do të japin pasqyrën e tyre për situatën në veri të Kosovës lidhur me korrupsionin dhe problemet e hasura deri më tani. Gjithashtu, do të diskutojmë për punën e komunave në veri të Kosovës, korrupsionin, prokurimin, informimin public, etj.
Panelistët:
- Dushan Radakoviq – Drejtor Ekzekutiv i ACDC
- Marko Milenkoviq – Menaxher Programi i New Social Initiative (NSI)
- Vlladan Trifiq – Menaxher Programi i Qendrës për Paqe dhe Tolerancë (CPT)
- Caleb Waugh – Shef i zyrës së politikave në OJQ Aktiv
Takimi do të mbahet në ambientet e ACDC-së më 22 Shkurt 2022, me fillim nga ora 11:00, si dhe në platformën Zoom. Ju mund të bashkangjiteni në takim duke përdorur vegëzën e mëposhtme:
https://us02web.zoom.us/j/87884535238
Ju lutem, ta konfirmoni pjesëmarrjen përmes e-mailit:
slobodan.stosic@acdc-kosovo.org
Ky grant mbështetet nga 'Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën' financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).