OJQ ACDC - Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike, përzemërsisht ju fton të merrni pjesë në konferencën publike “Lansimi i platformës për komunitetet”. Konferenca do të mbahet në ambientet e Hotel Swiss Diamond në Prishtinë. Konferenca do të prezantojë një platformë të re të zhvilluar për Zyrën e Çështjeve të Komuniteteve, si dhe një diskutim në lidhje me të drejtat e komuniteteve.
Platforma është zhvilluar nga ACDC në kuadër të programit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), dhe është mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Kosovë dhe Ambasada Zvicerane në Kosovë.
Panelistët:
- Sanella Sadikoviq – Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Zyra për Çështje të Komuniteteve (ZÇK)
- Blendrit Sopi – IT Outsourcing, kompani që ndërtoi platformën
- Dushan Radakoviq – Drejtor Ekzekutiv në OJQ ACDC
- Moderator Aleksandar Rapajiq – Drejtor i Programit në OJQ ACDC
Konferenca do të mbahet në Hotel Swiss Diamond, salla e konferencave “MAREC” më 28 shkurt, duke filluar nga ora 11:00.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me e-mail: aleksandar.rapajic@acdc-kosovo.org