OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike - përzemërsisht ju fton të merrni pjesë në konferencën e projektit "Promovimi i Dialogut Ndëretnik në Pushtetin Lokal". Do t'a shfrytëzojmë këtë mundësi për të folur për pozitën e komuniteteve jo shumicë dhe për t'ju njohur me rezultatet dhe arritjet e projektit se si ato do të ndihmojnë jetën e komuniteteve lokale. Qëllimi i projektit është ngritja e nivelit të ndërveprimit ndëretnik dhe nivelit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme në komunën e Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit.
Panelistët në konferencë do të jenë:
- Emilija Redžepi, Zëvendës-Kryeministre i Kosovës për Çështje të Minoriteteve dhe të Drejtave të Njeriut
- Skender Sadiku Zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore
- Aleksandar Rapajić Menaxher Projekti
- Slobodan Stošić Moderator
Konferenca do të mbahet në Qendrën e Energjisë Qytetare – (CEC) më 28 Mars, me fillim në orën 12:00.
Ky projekt mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED) dhe zbatohet nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike.