OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në konferencën mbi gjendjen e gjyqësorit në veri të Kosovës.
Qëllimi i konferencës është të shqyrtojë gjendjen aktuale të gjyqësorit në veri të Kosovës pas tërheqjes së serbëve të Kosovës nga të gjitha institucionet. Temat e diskutimit do të përfshijnë gjithashtu statusin e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve serb, rolin e Akademisë së Drejtësisë së Kosovës dhe programet e saj të trajnimit për gjyqtarë.
Përveç kësaj, gjatë ngjarjes, OJQ ACDC do të prezantojë gjetjet e hulumtimit mbi funksionimin e gjyqësorit dhe profesioneve të lira juridike në veri të Kosovës.
Panelistët:
- Znj. Melihate Rama, Udhëheqëse e Divizionit për Trajnim te Vazhdueshme
- Z. Valon Totaj, kryetar i Gjykatës së Apelit.
- Z. Dushan Radakoviq, Drejtor Ekzekutiv në OJQ ACDC
Moderator: Aleksandar Rapajiq
Konferenca do të mbahet në Hotel Sirius (Rr. Agim Ramadani 10000, Pristina) me 14 Qershor 2024, duke filluar në ora 11:00.