OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike – ACDC, ka kënaqësinë të ju ftoj në konferencën për Mbrojtjen e të Drejtave Pronësore në Kosovë, në kuadër të projektit “Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunitetet me shumicë serbe në Kosovë”, përkrahur nga INL Kosovo dhe implementohet nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike dhe AKTIV.
Objektivi kryesor i konferencës është të nxisë diskutimin mbi mbrojtjen e të drejtave pronësore në Kosovë, përfshirë mekanizmat e disponueshëm juridik dhe programet e ndihmës juridike falas dhe të paraqesë sfidat kryesore që përfshihen çështjet e pronës së okupuar dhe dëbimet. Ngjarja do të përfshijë pjesëmarrjen e avokatëve, profesorëve të drejtësisë, aktivistëve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të mediave.
Panelistë të konferencës do të jenë:
Z. Igor Stojkoviq, Instituti Ligjor i Kosovës, zyra e ndihmës juridike falas në Mitrovicën Veriore
Znj. Jovana Filipoviq, avokate
Znj. Angjellka Qup, gazetare.
Konferenca do të mbahet të enjten, me 11 Mars 2021, në ora 11:00 në zyret e OJQ ACDC në Qendrën “North City” (rr. Čika Jovina 3, Mitrovicë Veriore), ose përmes aplikacionit ZOOM në vegëzën në vijim:
https://us02web.zoom.us/j/85090684980
Ju mirëpresim në konferencë!