OJQ Qendra për Avokim për Kulturë Demokratike-ACDC ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në konferencën përfundimtare të projektit tonë, "Përtej kufijve: Promovimi i mirëkuptimit dhe ndërgjegjësimit për regjimin pa viza për Kosovën".
Kjo konferencë do të shërbejë si një platformë për të shfaqur rezultatet e përpjekjeve tona në ngritjen e vetëdijes dhe nxitjen e integrimit nën regjimin e ri të Kosovës pa viza. Ne do të paraqesim ndikimin e iniciativave tona në terren, duke përfshirë sesionet e lokalizuara të informacionit, fushatat e mediave sociale dhe shpërndarjen e materialeve informuese.
Ekspertët dhe udhëheqësit e komunitetit do të shtjellojnë përfitimet e prekshme të regjimit pa viza për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike apo pozita sociale. Panelistët do të thellohen në implikimet më të gjera të liberalizimit të vizave të Kosovës në bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë e tij për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Panelistët:
- Z. Taulant Hoxha - Drejtor Ekzekutiv i KCSF-së
- Z. Ivan Nikoliq - Drejtor Ekzekutiv i CSD
- Z. Dushani Radakoviq – Drejtor Ekzekutiv i ACDC
- Z. Aleksandar Rapajiq – Drejtor Programi i ACDC
Moderatore: Znj. Ines Aljović Mihajloviq
Konferenca do të mbahet në Hotel Ulpiana ne Graqanice, salla e konferencave më 10 korrik, me fillim nga ora 11:00. Do të ofrohet përkthim në gjuhën serbe, angleze dhe shqipe. ( Vendndodhja )