OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike – ACDC ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në një takim të bashkisë mbi gjyqësorin e integruar në veri të Kosovës.
Largimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrative serb ka lënë një vakum të dukshëm në sistemin gjyqësor në veri të Kosovës, duke ngritur shqetësime për vazhdimësinë dhe efektivitetin e proceseve ligjore. Në dritën e këtyre sfidave, takimi i bashkisë synon të vlerësojë shkallën në të cilën reduktimi i personelit ka ndikuar në funksionalitetin e përgjithshëm të institucioneve gjyqësore në veri të Kosovës. Të eksplorojmë mënyra për të mbështetur dhe forcuar gjyqësorin e integruar dhe për të diskutuar të ardhmen e këtyre institucioneve.
Panelistët:
- Z. Shkëlzen Maliqi, Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së;
- Z. Bekim Veliqi, Ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë;
- Z. Dušan Radaković, Drejtor Ekzekutiv i OJQ ACDC
Konferenca do të mbahet në ambientet e Qendrës për Energji Qytetare (Kralja Petra I, 183a, Mitrovicë Veriore) më 23 prill, me fillim nga ora 14:00.