Kampet zbatohen në kuadër të projektit YESS (Youth Empowered through Inclusive Schools and Societies), i financuar nga Fondi për Ndërtimin e Paqes i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, dhe realizohen në bashkëpunim me UNICEF dhe IOM,
Detajet:
- Kampet do të mbahen në vende të ndryshme në tërë Kosovën.
- Kampi i parë është planifikuar për shkurtin e vitit 2025, me termine shtesë në prill dhe maj 2025.
- Të gjithë pjesëmarrësit do të akomodohen në hotele me pansion të plotë.
- Programi përfshin punëtori gjuhësore, punë në ekip dhe aktivitete të tjera atraktive për zhvillimin e miqësive dhe bashkëpunimit.
Kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje:
- Inkurajohen të aplikojnë të rinjët (mosha 13 – 18 vjeç) me theks vajzat dhe të rinjët nga komunitete të ndryshme
- Komunat: të rinjtë të jenë nga komunat pilote të projektit (Gracanica/e, Gjilan/Gnjilane, Kamenice/a, Obiliq/c, North Mitrovica, South Mitrovica, Zubin Potok, Prizren, Strpce/Shterpce, Dragash/Dragaš dhe Lipjan/Lipljan
- Dëshira për të mësuar rreth kulturave dhe gjuhëve të ndryshme.
- Gatishmëria për bashkëpunim dhe punë në ekip me bashkëmoshatarë nga komunitete të ndryshme etnike.
Afati i aplikimit: 31 Janar 2025
Si të aplikoni: Ju lutemi plotësoni formularin online në lidhjen e mëposhtme:
https://docs.google.com/forms/d/1jMtfG2RhNtKpvUuIiNgxRWhhjjgFwPSBrJli6D6ItQg/edit
Për më shumë informacion kontaktoni: aleksandar.rapajic@acdc-kosovo.org