OJQ ACDC ju fton të merrni pjesë në një sërë kampesh rinore në kuadër të projektit YESS (Youth Powered through Inclusive School and Societies), që financohet nga Fondi për Ndërtimin e Paqes të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe është një nismë e përbashkët e zbatuar nga UNICEF dhe IOM, në kuadër të strategjisë udhëheqëse të koordinatorit për zhvillim në Kosovë të OKB-së.
Kampet do të ofrojnë një mundësi unike për të rinjtë e moshës 13 deri në 18 vjeç nga komunitetet e ndryshme etnike në Kosovë që të bashkohen, të mësojnë për njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin reciprok.
Detaje:
- Kampet do të mbahen në mbarë Kosovën, duke u mundësuar pjesëmarrësve të njihen me pjesë të ndryshme të rajonit
- Kampi i parë do të mbahet nga data 4 deri më 6 tetor 2024 (Komuna e Pejës).
- Akomodimi ofrohet në hotel me pansion të plotë.
- Programi përfshinë punëtori rreth gjuhëve dhe aktivitete që inkurajojnë të frymëzohet puna ekipore dhe miqësinë ndërmjet pjesëmarrësve.
Kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje:
- Mosha nga 13 deri ne 18 vjec
- Motivimi për të mësuar rreth kulturave dhe gjuhëve të ndryshme
- I/E hapur për bashkëpunim dhe punë ekipore me bashkëmoshatarë nga bashkësitë e ndryshme etnike
- Afati i aplikimit: 25 shtator 2024.
Si të aplikoni: Plotësoni formularin online nëpërmjet linkut në vijim.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScKM-9vgOaX6pSC8nBneoCP7i1ny_46MDGqb9El_qDVNMhZVw/viewform
Për më shumë informata, kontaktoni: aleksandar.rapajic@acdc-kosovo.org