Në vend të autorit, i cili nuk kishte mundësi të marrë pjesë, të pranishmëve iu drejtua kolegu i tij, artisti Tafil Peci. Ekspozita paraqet përjetimin personal të Mitrovicës përmes pikturave që pasqyrojnë emocionet, kujtimet dhe identitetin e artistit të lidhur me këtë qytet.

Me këtë ngjarje u shënua simbolikisht përmbyllja e projektit “Kanavacë kulture në veri të Kosovës”, i realizuar me mbështetjen e Programit Zviceran për Bashkëpunim, i cili promovoi artin, dialogun dhe bashkëjetesën ndëretnike në veri të Kosovës.