Organizata Joqeveritare Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike përzemërsisht ju fton të merrni pjesë në diskutimin publik mbi punën në sektorin gjyqësor nga këndvështrimi i avokatëve. Diskutimi synon të paraqesë gjendjen aktuale në sektorin e drejtësisë pas dorëheqjes së gjyqtarëve, prokurorëve dhe gjithë stafit administrativ dhe mbështetës nga institucionet gjyqësore në veri të Kosovës nga këndvështrimi i juristëve që kanë qenë aktivë në drejtësi, praktikë gjyqësore.
Gjithashtu, do të diskutohet se si qytetarët mund t'i ushtrojnë të drejtat e tyre dhe çfarë duhet të presin nëse kanë nevojë për gjykatë dhe/ose kanë ndonjë çështje në vazhdim.
Panelistët:
- Jovana Filipoviq, Avokate nga Graçanica
- Nedojsha Vllajiq, Avokat nga Mitrovica Veriore
- Dushan Radakoviq, Drejtor ekzekutiv në OJQ ACDC
- Aleksandar Rapajiq, moderator
Diskutim public do të mbahet më 27 shkurt nga ora 11:00 në ambientet e OJQ ACDC (Rr. Çika Jovina 3, North City Center, Mitrovica e Veriut).
.