24.04.2026. » 18:57 | ACDC


Dialog i drejtpërdrejtë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve për targat, dokumentet dhe regjistrimin u mbajt në Mitrovicën e Veriut



 Mitrovica e Veriut, 24 prill 2026 – Organizata joqeveritare Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC) organizoi një diskutim publik ku qytetarët patën mundësinë të bisedojnë drejtpërdrejt me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, policisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse lidhur me zbatimin e Ligjit për Automjetet, përdorimin e automjeteve me targa të huaja, regjistrimin civil dhe pajisjen me dokumente personale.

dialog-i-drejtperdrejte-ndermjet-qytetareve-dhe-institucioneve-per-targat-dokumentet-dhe-regjistrimin-u-mbajt-ne-mitrovicen-e-veriut
FOTO: ACDC

Gjatë diskutimit u hapën edhe çështje që lidhen me sfidat administrative me të cilat përballen qytetarët në praktikë, përfshirë zbatimin e ndryshëm të procedurave, kërkesat shtesë për dokumentacion, afatet për aplikim, si dhe nevojën për informata më të qarta dhe komunikim më efikas ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

Diskutimi u organizua në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit dhe përgjegjësisë përmes dialogut për të drejtat e njeriut”, i cili synon forcimin e besimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.